Kosova vazhdon të zgjerojë rrjetin e saj rrugor, por sfidat në sigurinë e trafikut mbeten të larta. Sipas statistikave të fundit, ekziston një raport shqetësues mes gjatësisë së rrugëve dhe numrit të aksidenteve që ndodhin brenda një muaji.\Gjatë muajit prill 2026, mesatarja ditore e aksidenteve ka lëvizur mes 35 dhe 45 rasteve. Në nivel mujor, kjo përkon me një total prej rreth 1,100 deri në 1,300 aksidente.Pjesa dërrmuese e tyre rezultojnë me dëme materiale.
Aksidentet me të lënduar dhe ato me fatalitet mbeten një shqetësim serioz, duke nxitur Policinë e Kosovës të shqiptojë mbi 2,000 gjoba në ditë si masë parandaluese.
Nëse analizojmë shpërndarjen e aksidenteve në raport me gjatësinë e rrugëve, rezulton se:Në Kosovë ndodh mesatarisht një aksident për çdo 1.7 kilometër të rrjetit rrugor brenda një muaji. Pikat me kritike mbesin magjistralet Prishtinë-Pejë dhe Prishtinë-Ferizaj – segmentet me dendësinë më të lartë të aksidenteve për shkak të volumit të madh të mjeteve dhe hyrje-daljeve të shpeshta.
Përkundër investimeve në autostrada, pakujdesia dhe shpejtësia mbeten faktorët kryesorë që e bëjnë çdo kilometër të rrugëve nacionale potencialisht të rrezikshëm. Thirrjet për kujdes të shtuar mbeten prioriteti kryesor i autoriteteve për këtë vit.

