Thursday, April 16, 2026
HomeLajmeMoti në Shqipëri i paqëndrueshëm me reshje të dobëta në zonat...

Moti në Shqipëri i paqëndrueshëm me reshje të dobëta në zonat malore

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se vendi ynë ditën e martë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme.

Sipas parashikimit, moti pritet të karakterizohet nga kthjellime dhe alternime vranësirash mesatare, të cilat hera-herës do të bëhen deri të dendura, më të theksuara në zonat kodrinore dhe malore.

Vranësirat e dendura do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet kryesisht të ulët, veçanërisht në relievet malore gjatë orëve të mesditës dhe pasdites.

Era do të fryjë me drejtim juglindje–jugperëndim, me shpejtësi mesatare rreth 8 m/s. Në disa momente, përgjatë vijës bregdetare dhe në lugina, era pritet të fitojë shpejtësi deri në 18 m/s, duke sjellë edhe valëzim në det me forcë 2 deri në 5 ballë./ATSH

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments