
Në Galerinë FAB është hapur ekspozita “17 shkurti”, një bashkëpunim mes Fakultetit të Arteve të Bukura të Tiranës dhe Fakultetit të Arteve të Prishtinës.
Në një hapësirë të përbashkët janë ekspozuar piktura, skulptura, instalacione dhe grafika. Këto punime vijnë si pjesë e ekspozitës së pedagogëve të dy fakulteteve. “17 shkurti” synon të rivendosë bashkëpunimin historik mes dy institucioneve, për të rifilluar një traditë bashkëpunimi, që i ka rrënjët në vitet ’70-të. Ajo përcjell mesazhin e një dialogu të vazhdueshëm estetik dhe intelektual mes dy qendrave të rëndësishme të formimit artistik shqiptar.
Ekspozita vjen e kuruar nga Guri Çavdarbasha dhe koordinator Shpëtim Kërçova.
Në ceremoninë e çeljes ishin të pranishëm ambasadori i Kosovës, Skënder Durmishi, rektori i Uart, prof. dr. Erald Bakalli, dekani i Fakultetit të Arteve në Prishtinë, prof. Hazir Haziri dhe dekani i Fakultetit të Arteve të Bukura, prof. Sadik Spahija.
Ekspozita “17 shkurti” do të qëndrojë e hapur deri më 27 shkurt.
10 nga 11










