Wednesday, April 22, 2026
HomeLajmeKosovëKosova dhe Australia rikonfirmojnë gatishmërinë për thellimin e bashkëpunim

Kosova dhe Australia rikonfirmojnë gatishmërinë për thellimin e bashkëpunim

Republika e Kosovës dhe Australia rikonfirmuan gatishmërinë për të thelluar bashkëpunimin dhe për të forcuar më tej marrëdhëniet bilaterale, duke theksuar rëndësinë e partneritetit me rajonin e Paqësorit përmes bashkëpunimit të ngushtë me shtetin mik, Australinë.

Gjatë një takimi të zhvilluar në një frymë miqësore dhe konstruktive, u diskutua avancimi i bashkëpunimit bilateral dhe koordinimi në kuadër të forumeve shumëpalëshe, me theks të veçantë në intensifikimin e komunikimit dhe identifikimin e fushave me interes të përbashkët, njofton MPJD.

Drejtori i Departamentit për Azi dhe Oqeani në MPJD, Guner Ureya, i shoqëruar nga Udhëheqësja e Divizionit për Azi Juglindore dhe Oqeani, Kaltrina Ademi, priti Ambasadorin jorezident të Australisë, Richard Rodgers, i shoqëruar nga Zyrtarja për çështje politike dhe ekonomike, Dijana Padezanin.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram