Vdekja e aktivistit të krahut të djathtë Quentin Deranque në Francë ka shkaktuar një konflikt të ri midis Presidentit francez Emmanuel Macron dhe Kryeministres italiane Giorgia Meloni.
Në njërën nga deklaratat e saj, Meloni shprehu tronditjen e saj nga rrahja e këtij aktivisti dhe deklaroi se vrasja e tij ishte një plagë për të gjithë Evropën.
Megjithatë, komenti i saj mbi situatën në Francë e shqetësoi qartësisht Macronin, i cili vendosi ta kritikonte drejtpërdrejt Melonin gjatë qëndrimit të tij në Indi.
“Më bën përshtypje fakti që njerëzit që janë nacionalistë, që nuk duan të shqetësohen në shtëpi, janë gjithmonë të parët që komentojnë për atë që po ndodh në vendet e tjera. Nëse të gjithë do të merreshin me punët e tyre, gjithçka do të ishte në rregull”, tha Macron.
Zyra e Kryeministrit italian iu përgjigj komentit të tij, duke deklaruar se ishin të tronditur nga komentet e Pallatit Elysee.
“Deklarata kishte për qëllim të ishte një shenjë solidariteti me popullin francez të prekur nga kjo ngjarje e tmerrshme. Ajo nuk ndikon në asnjë mënyrë në punët e brendshme të Francës”, u njoftua nga Roma.

