
Sot në rrugën B në Prishtinë është djegur një shtëpi, si pasojë e një zjarri që ka shpërthyer rreth orës 10:00 të paradites.
Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prishtinës, Enis Pllana, ka bërë me dije për RTKlive se policia ka pranuar informatën për incidentin dhe menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes.
“Sot rreth orës 10:00, kemi pranuar informatën për një incident zjarri në rrugën B, në Prishtinë, ku nga zjarri është përfshirë një shtëpi. Në vendngjarje kanë dalë zjarrfikësit dhe policia të cilët po merren me rastin. Nga informatat fillestare nuk është raportuar për ndonjë person të lënduar”, ka thënë Pllana.

