Friday, February 20, 2026
HomeKulturëKonferencë ndërkombëtare për arbëreshët në Bolonjë, merr pjesë edhe QSPA

Konferencë ndërkombëtare për arbëreshët në Bolonjë, merr pjesë edhe QSPA

Në Bolonjë të Italisë u zhvillua konferenca ndërkombëtare “Arbëreshët e Italisë: Një qytetërim midis dy brigjeve të Adriatikut”, ku mori pjesë prof. as. Diana Kastrati, drejtoreshë e Qendrës së Studimeve e Publikimeve për Arbëreshët.

Konferenca vjen si fryt i bashkëpunimit mes Universitetit “Aleksandër Xhuvani” të Elbasanit, Universitetit të Bolonjës, ku edhe mbahet aktiviteti, si dhe institucioneve të tjera arsimore nga Shqipëria si Universitetin e Tiranës, Universiteti “Luigj Gurakuqi”, Shkodër dhe Universiteti “Ismail Qemali”, Vlorë.

Qendra e Studimeve dhe Publikimeve për Arbëreshët (QSPA) përfaqësohet në këtë aktivitet me dy bashkëpunëtore shkencore prof. as. Diana Kastrati dhe dr. Vilma Proko. Prof. Kastrati paraqiti në këtë aktivitet kumtesën “Festina Lente – Tra desiderio e concretezza per un risorgimento dell’arbëreshità e della lingua arbëreshë nel nuovo millenio”.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments