Saturday, October 3, 2026
HomeLajmeOSBE: RTK ka nevojë për financim të qëndrueshëm

OSBE: RTK ka nevojë për financim të qëndrueshëm

Misioni i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim i Evropës në Kosovë (OSBE) ka shprehur shqetësim për paqartësitë e vazhdueshme lidhur me buxhetin e Radio Televizionit të Kosovës (RTK), duke theksuar se transmetuesi publik duhet të ketë financim të mjaftueshëm dhe të paraparë me ligj.

Sipas këtij misioni, sigurimi i një financimi të tillë është thelbësor për ruajtjen e pavarësisë së RTK-së dhe përmbushjen e mandatit të tij si shërbim publik në funksion të të gjitha komuniteteve në vend.

OSBE u ka bërë thirrje institucioneve përkatëse që të ndajnë fondet e nevojshme për RTK-në, ndërsa njëkohësisht i ka kërkuar Kuvendi i Kosovës që të vazhdojë me kohë procesin e zgjedhjes së anëtarëve të Bordit të RTK-së, si obligime që rrjedhin nga ligji në fuqi.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram