Thursday, May 28, 2026
HomeLajmeE mashtruan se do ta dërgojnë jashtë vendit për shërim, ia morën...

E mashtruan se do ta dërgojnë jashtë vendit për shërim, ia morën 130 mijë €

Dy qytetarë, nga rajoni i Malishevës dhe Lipjanit, janë arrestuar dje nga Policia e Kosovës, nën dyshimin se kanë mashtruar një qytetarë me probleme shëndetësore duke i shkaktuar dëm në vlerë prej 130.000€.

Sipas policisë, ata kishin premtuar se do ta dërgonin viktimën jashtë shtetit për shërim, por mashtrimi rezultoi në humbjen e shumës së konsiderueshme të mjeteve.

Si prova materiale janë sekuestruar dy telefona mobil, dy kartela të spitaleve dhe një kartel bankare.

Me vendim të prokurorit, njëri nga të dyshuarit është dërguar në mbajtje, ndërsa tjetri është liruar në procedurë të rregullt. Hetimet për këtë rast vazhdojnë, njofton policia.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram