Thursday, May 28, 2026
HomeLajmeGjendet i pajetë trupi i një 25-vjeçari shqiptar

Gjendet i pajetë trupi i një 25-vjeçari shqiptar

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali. Një 25-vjeçar shqiptar, banues në Santa Vittoria d’Alba është gjetur i pajetë. Zbulimi makabër u bë nga një shofer kalimtar, i cili ngriti alarmin dhe njoftoi policinë. Mediat italiane shkruajnë se autoritetet nuk konfirmojnë, por ai u vra nga një të shtëna me armë në kokë. Trupi i tij u gjet pjesërisht i mbuluar me rërë. Viktima, me origjinë shqiptare, jetonte në zonën e Alba dhe nuk kishte precedentë penalë.

Trupi u vendos në morgun e spitalit Verduno, në pritje të një ekzaminimi të urdhëruar nga autoritetet gjyqësore. Zyra e Prokurorit Publik të Astit ka hapur një hetim për këtë çështje.

Hetimet për ngjarjen kryhen nga karabinierët dhe njësia hetimore e komandës krahinore të Cuneos me koordinimin e prokurores Sara Paterno të prokurorisë së Astit.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram