Pjesë të kryeqytetit të Kosovës, Prishtinë, vazhdojnë të përballen me problemin e kabllove ajrore të shërbimeve, të cilat shtrihen në mënyrë të çrregullt mbi rrugë e ndërtesa. Ato i japin pamje të shëmtuar lagjeve e mbase rrisin rrezikun për sigurinë publike.
1Kabllo të shumta ajrore të vendosura në mënyrë kaotike pranë ndërtesave të banimit në lagjen “Dodona” në Prishtinë.
Infrastruktura e rrjetit të komunikimeve dhe energjisë ka qenë kaotive prej vitesh në kryeqytet, edhe pse ka lagje që kanë filluar t’i heqin shtyllat dhe të kalojnë në rrjet nëntokësor.
2Një person kalon me trotinet pranë një shtylle e cila mëzi mban telat e rrymës dhe kabllot e telefonike dhe të internetit në lagjen “Vellusha” në kryeqytet.3Një shtyllë betoni e vendosur mes dy ndërtesave për shpërndarjen e kabllove të rrymës, internetit, telefonisë dhe për vendosjen e kamerave të sigurisë, në lagjen “Vellusha”.4Kabllo të komunikimit dhe tela të rrymës të bëra lëmsh në një shtyllë betoni në një rrugë të kryeqytetit. 5Kjo fotografi ta jep një përshtypje se si do të ishte të shikosh lart nëse ndodhësh pranë kësaj ndërtese në rrugën “Gustav Meyer” në lagjen “Dodona”. 6Qytetarë dhe automjete lëvizin në një rrugë të mbuluar me kabllo në lagjen “Vellusha” në kryeqytet.
7Një shtyllë e mbingarkuar nga tela të rrymës dhe kabllo të tjera të komunikimit në lagjen “Vellusha”. 8Kabllot e komunikimeve dhe telat e rrymës të lëshuara poshtë nga mbingarkesa e një shtylle që i mban në lagjen “Dodona”.9Një shyllë prej betoni si shpërndarëse e shumë kabllove te komunikimeve dhe rrymës në një rrugë të kryeqytetit.10Tela të rrymës, kabllo të shumta telefonike, interneti e të tjera, në një shtyllë betoni që pothuajse mbulojnë kulmin e një shtëpie në lagjen “Vellusha” në kryeqytet.11Kabllo e tela të bërë lëmsh si në këtë fotografi në njërën prej rrugëve të kryeqytetit, ke mundur të shohësh në të gjitha lagjet e kryeqytetit, por vitet e fundit, kompanitë përgjegjëse kanë hequr shtyllat dhe kabllot ajrore, duke kaluar në rrjet nëntokësor, kryesish në pjesët qëndrore të qytetit.12Në Prishtinë veprojnë operatorë të ndryshëm privatë dhe publikë për kabllot e komunikimit, ndërsa Kompania për Distribuim të Energjisë Elektrike në Kosovë, KEDS, është përgjegjëse për shpërndarjen e rrymës dhe mirëmbajtjen e rrjetit.
Të gjitha këto kompani duhet të marrin leje në komunën e Prishtinës për vendosjen e linjave të rrymës dhe kabllove të komunikimit.