Wednesday, May 6, 2026
HomeLajmeBotëFranca i ndaloi ambasadorit amerikan takimet me udhëheqësit e qeverisë

Franca i ndaloi ambasadorit amerikan takimet me udhëheqësit e qeverisë

Ambasadori i SHBA-së në Francë, Charles Kushner, u ndalua të takohej me anëtarët e qeverisë franceze pasi nuk u paraqit në Ministrinë e Punëve të Jashtme me një ftesë zyrtare nga autoritetet e vendit.Kushner bëri disa komente në lidhje me vrasjen e aktivistit të krahut të djathtë Quentin Deranque, për të cilat u thirr në Departamentin e Shtetit për t’i sqaruar ato.

Megjithatë, meqenëse ai nuk u paraqit, autoritetet franceze njoftuan se që nga tani e tutje atij do t’i ndalohej të takohej me anëtarët e qeverisë.

“I përballur me këtë keqkuptim të dukshëm të pritjeve themelore të një ambasadori që ka nderin të përfaqësojë vendin e tij, ministri ka kërkuar që atij të mos i lejohet më qasje e drejtpërdrejtë me anëtarët e qeverisë franceze”, tha një burim nga qeveria franceze për Reuters.

Kjo ishte hera e dytë që Kushner nuk u paraqit pasi u ftua.

Në gusht 2025, atij iu kërkua të shpjegonte komentet e tij në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Francës, pasi shprehu publikisht shqetësimin për rritjen e akteve antisemite në Francë dhe kritikoi autoritetet franceze se nuk kishin bërë mjaftueshëm, sipas tij, për t’u marrë me problemin.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram