Thursday, June 18, 2026
HomeLajme150 vendime për ankesa gjatë vitit 2025 nga Këshilli i Mediave të...

150 vendime për ankesa gjatë vitit 2025 nga Këshilli i Mediave të Shkruara

Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës ka publikuar statistikat vjetore lidhur me trajtimin e ankesave për vitin 2025, duke paraqitur numrin e përgjithshëm të vendimeve dhe kategoritë përkatëse.

Sipas të dhënave, gjatë vitit 2025 janë marrë gjithsej 150 vendime për ankesa të paraqitura ndaj mediave të shkruara dhe portaleve online.

Nga ky numër:

38 ankesa janë miratuar (25.3%);

27 ankesa janë miratuar pjesërisht (18%);

57 ankesa janë refuzuar (38%);

19 ankesa janë shpallur të patrajtueshme (12.6%);

9 ankesa janë vlerësuar si të paafatshme (6%).

Të dhënat tregojnë se përqindja më e madhe e ankesave ka rezultuar me refuzim, ndërsa një pjesë e konsiderueshme është miratuar plotësisht ose pjesërisht. Ndërkohë, një numër i ankesave nuk janë trajtuar për shkak të mungesës së kushteve procedurale apo tejkalimit të afateve ligjore.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram