Wednesday, April 22, 2026
HomeLajmeKonjufca në Vjenë takon ministren Federale për Çështje Evropiane

Konjufca në Vjenë takon ministren Federale për Çështje Evropiane

Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, ka zhvilluar sot në Vjenë një takim me ministren Federale për Çështje Evropiane dhe Ndërkombëtare të Austrisë, Beate Meinl-Reisinger.

“Gjatë takimit u diskutua për thellimin e marrëdhënieve bilaterale ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Austrisë, avancimin e integrimit evropian të Kosovës, si dhe bashkëpunimin në funksion të stabilitetit rajonal”, thotë MPJD-ja.

Kryediplomati kosovar e ka falënderuar ministren Meinl-Reisinger për kontributin e hershëm dhe të vazhdueshëm të Austrisë ndaj Kosovës në të gjitha fazat e shtetndërtimit dhe konsolidimit ndërkombëtar.

“Ai theksoi rëndësinë e mbështetjes së Austrisë për pranimin e aplikimit të Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian, dhënien e statusit të vendit kandidat, dhe hapjen sa më të shpejtë të negociatave për anëtarësim”, vijon njoftimi i MPJD-së.

Ministria e punëve të Jashtme thotë se Austria mbetet një nga partnerët më të afërt dhe më të qëndrueshëm të Kosovës në rrugën e saj evropiane.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram