Tuesday, May 26, 2026
HomeKulturë`Mrekullitë e Arbërisë`, dy shfaqje me perlat e trashëgimisë kombëtare

`Mrekullitë e Arbërisë`, dy shfaqje me perlat e trashëgimisë kombëtare

atsh

Ansambli Kombëtar i Këngëve dhe Valleve Popullore solli për dy netë rresht, një koncert të jashtëzakonshëm me perlat e trashëgimisë sonë kombëtare të shpallura në UNESCO si pasuri e njerëzimit.

Në skenë u ngjitën thesaret më të çmuara të trashëgimisë sonë shpirtërore, në një shfaqje të titulluar “Mrekullitë e Arbërisë”.

Publiku i cili kishte mbushur plot sallën e TKOBAP, shijoi edhe pjesë të tjera që janë në rrugën e tyre drejt këtij vlerësimi të rëndësishëm ndërkombëtar.

Nën tingujt e lahutës, me hijeshinë e xhubletës dhe fuqinë e polifonisë shqiptare, publiku përjetoi emocione të rralla dhe një udhëtim autentik në zemër të identitetit tonë kulturor.

Publiku mirëpriti me dashuri dhe entuziazëm artistët e jashtëzakonshëm në dy net të magjisë së traditës shqiptare.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram