I Dërguari i Posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë–Serbi, Peter Sorensen, ka shkruar lidhur me takimet që ka zhvilluar dje me Kryeministrin Albin Kurti dhe ministrin e Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca.
Në një postim në rrjetin social ‘X’, ai ka bërë të ditur se ka vizituar Kosovën për diskutime me Kurtin dhe Konjufcën, duke theksuar se në fokus të bisedimeve ishte avancimi i normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë.
“Vizitova Kosovën për diskutime të mira me kryeministrin Albin Kurti dhe ministrin e sapoemëruar të Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca. U fokusuam në avancimin e normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë, zbatimin e zotimeve dhe sigurimin e stabilitetit dhe përparimit në rrugën evropiane”, ka shkruar Emisari i BE-së.


Lajme 15:00 24.02.2026
Lajme 13:00 24.02.2026Lajme 08:00 24.02.2026Arkivi – Aleksandër Stipçeviq 23.02.2026
https://www.facebook.com/plugins/likebox.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Frtklivecom&width=310&height=258&colorscheme=light&show_faces=true&header=false&stream=false&show_border=true&appId=204692056261245–>

