Thursday, June 18, 2026
HomeLajmeBotëNjë vrimë u hap papritur në një rrugë amerikane dhe "gëlltiti" dy...

Një vrimë u hap papritur në një rrugë amerikane dhe “gëlltiti” dy makina

Një incident ndodhi në qytetin amerikan të Omahas kur një vrimë u formua në një rrugë lokale dhe “gëlltiti” dy makina.

Kjo situatë u regjistrua nga një kamera publike e Universitetit të Nebraskës-Omaha dhe automjetet u nxorën shpejt nga gropa.

Për fat të mirë, askush nuk u lëndua në këtë incident të pazakontë.

Autoritetet lokale kanë njoftuar se rruga do të mbyllet për disa ditë për shkak të kësaj vrime, dhe kanë frikë se ajo do të zgjerohet.

Një problem shtesë u krijua nga fakti se tubat e ujit ndodhen pikërisht nën rrugë, dhe njëri prej tyre shpërtheu kur makinat ranë në gropë.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram