Thursday, June 18, 2026
HomeLajmeKosovëShSKUK largon tarifën prej 3 eurosh për shoqëruesit në dy klinika të...

ShSKUK largon tarifën prej 3 eurosh për shoqëruesit në dy klinika të QKUK

Qendra Klinike Universitare e Kosovës (QKUK) ka njoftuar se në përputhje me udhëzimin administrativ në fuqi, përcjellësit e pacientëve në Klinikën e Pediatrisë dhe Klinikën e Kirurgjisë së Fëmijëve do të jenë të liruar nga tarifa prej 3 euro për natë gjatë qëndrimit në këto klinika.

“Nga kjo tarifë përjashtohen gjithashtu përcjellësit e pacientëve të Klinikës së Onkologjisë dhe të gjitha klinikave ku trajtohen pacientë me sëmundje malinje, pavarësisht nëse pacientët janë të shtruar në klinika të tjera brenda QKUK-së”, vazhdon njoftimi.

QKUK thekson se nga pagesa përjashtohen të gjithë përcjellësit e pacientëve nën moshën 18 vjeç, si dhe pacientët me sëmundje kronike.

Vënia e kësaj tarife në Udhëzimin Administrativ të QKUK shkaktoi reagime të shumta te opinioni publik.

https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fshskuk.rksgov.net%2Fposts%2Fpfbid02CVU4jkiqMSgMcNxs1XdNVau2QbRipbmu9LzGA2ooJSX7UWZiNPhSiVZY44mJRJ3ql&show_text=true&width=500

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram