12:59 / 26.02.2026
Anna di Lellio për luftën e Kosovës: Kujtimet e luftës nuk vdesin
Intervistoi: Berianë Mustafa| RTK-Radio
Libri “The Strongest Link” nga Anna Di Lellio dhe Garentina Kraja është një përpjekje e thellë për të dëgjuar dhe dokumentuar zërat e grave që kanë mbijetuar dhunën seksuale gjatë Luftës në Kosovë (1998–99).
Përmes historive gojore, autorët lejojnë që përvojat e dhimbshme të tregohen nga vetë të mbijetuarat, duke i dhënë lexuesit një qasje të drejtpërdrejtë dhe njerëzore ndaj pasojave të luftës.
Në një intervistë për Radio Kosovën Anna Di Lellio thotë se ky libër është jo vetëm një dokument historik, por edhe një reflektim mbi forcën dhe qëndrueshmërinë e grave që i kanë mbijetuar këtyre traumave, si dhe mbi rëndësinë e njohjes institucionale dhe shoqërore të vuajtjeve të tyre.

