Wednesday, April 22, 2026
HomeLajmeKosovëBabai kërkon që Vuçiq të intervistohet në lidhje me vrasjen e të...

Babai kërkon që Vuçiq të intervistohet në lidhje me vrasjen e të birit: Çfarë ndodhi në kafenenë “Panda”?

  • Babai i njërit prej djemve të vrarë në kafenenë “Panda” në Pejë, Lubomir Ristiq, tha sot se Prokuroria për Krimin e Organizuar do të duhet ta intervistoji Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në lidhje me dijeninë e tij për vrasjen e gjashtë fëmijëve më 14 dhjetor të vitit 1998.Ristiq i tha agjencisë Beta se familjet kishin kërkuar vazhdimisht të pranoheshin te Vuçiq në lidhje me deklaratën e tij se ai “di çfarë ndodhi natën kritike në ‘Panda'”, por nuk u pranuan.

Ristiq shtoi se familjet dhe përfaqësuesi i tyre ligjor, avokati Ivan Niniq, gjithashtu kanë kërkuar zyrtarisht në mënyrë të përsëritur nga Prokuroria për Krimin e Organizuar që ta marrë në pyetje Vuçiqin, por kjo nuk është kryer deri më sot.

“Vuçiqi nuk na priti kurrë për të biseduar, edhe pse premtoi ta bënte këtë, dhe Prokuroria për Krimin e Organizuar, ku po zhvillohet hetimi për vrasjen e fëmijëve tanë, nuk e ka intervistuar Vuçiqin as pas më shumë se dhjetë vitesh për njohuritë e tij për krimin në ‘Panda’, të cilat ai i ka deklaruar publikisht në disa raste. Po i kërkoj Prokurorisë për Krimin e Organizuar që më në fund ta intervistoji Vuçiqin në mënyrë që gjatë jetës sonë të zbulohet se kush ishin autorët dhe ata që urdhëruan vrasjen e gjashtë djemve”, tha Ristiqi.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram