Thursday, July 30, 2026
HomeLajmeKosovëMiratohen dy projektligje për programet IPA-së të BE-së

Miratohen dy projektligje për programet IPA-së të BE-së

Anëtarët e Komisionit për Integrime Evropiane në Kuvendin e Kosovës kanë miratuar dy projektligje për ratifikimin e amendamenteve të marrëveshjeve financiare me Bashkimi Evropian për programet IPA 2017 dhe IPA 2018.

Bëhet fjalë për Projektligjin nr.10/L-010 për ratifikimin e Amendamentit nr.2 të marrëveshjes financiare për programin IPA 2017, pjesa e parë, si dhe Projektligjin nr.10/L-009 për ratifikimin e Amendamentit nr.3 të marrëveshjes financiare për programin IPA 2018.

Kryetarja e komisionit, Hykmete Bajrami, bëri të ditur se amendamentet kanë të bëjnë me zgjatjen e periudhës së zbatimit dhe ekzekutimit të marrëveshjeve për pesë vite, me qëllim përfundimin e suksesshëm të projekteve që janë përballur me vonesa gjatë implementimit.

Ajo theksoi se komisioni, përveç miratimit të amendamenteve të propozuara nga qeveria për shtyrjen e afateve, ka propozuar edhe një amendament për harmonizim gjuhësor, pasi në tekstin e projektligjit ishte lënë pa përfshirë një fjalë që kërkonte zëvendësim për saktësi terminologjike.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram