Wednesday, April 22, 2026
HomeLajmeKosovëPërfaqësuesit fetarë nënshkruajnë deklaratën e projektit të varrezave

Përfaqësuesit fetarë nënshkruajnë deklaratën e projektit të varrezave

Përfaqësuesit fetarë në Prishtinë bashkë me kryetarin, Përparim Rama, kanë nënshkruar deklaratën e përbashkët për projektin e varrezave në kryeqytet. Rama thotë se prej disa muajsh kanë filluar një proces të strukturuar pune dhe koordinimi me të gjithë përfaqësuesit e komuniteteve fetare, me qëllim inicimin e projektit për rregullimin dhe zhvillimin e varrezave si hapësirë e përbashkët qytetare.

“Deklarata e Përbashkët për Projektin e Varrezave të Kryeqytetit, e cila u nënshkrua nga përfaqësuesit fetarë në Kryeqytet, përbën një hap historik drejt ndërtimit të një modeli të ri, të barabartë dhe institucional të organizimit të shërbimeve të varrimit në Kryeqytet”, ka shkruar Rama.

Kreu i Prishtinës ka thënë se kjo deklaratë pasqyron pajtimin dhe vullnetin e përbashkët të palëve.

“Garanton funksionimin e varrezave si hapësirë publike në shërbim të të gjithë banorëve dhe rezidentëve të Prishtinës, pa dallim. Siguron respektimin e riteve dhe praktikave fetare sipas traditave përkatëse. Garanton administrim profesional, institucional dhe në përputhje me standardet e dinjitetit dhe respektit publik”, ka bërë të ditur ai.

Rama thotë se procesi i deritanishëm është karakterizuar nga dialog i hapur, bashkëpunim konstruktiv dhe mirëkuptim ndërmjet komunës dhe komuniteteve fetare, duke reflektuar, sipas tij, frymën e bashkëjetesës dhe respektit.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram