Drejtori Rajonal i Policisë së Prishtinës, Nënkolonel Basri Shabani, priti në një takim përshëndetës zyrtarin ndërlidhës nga baza amerikane Camp Bondsteel, Cpt Victor Perry, me rastin e përfundimit të misionit të tij në Kosovë.
“Gjatë takimit u vlerësua bashkëpunimi i shkëlqyer, profesionalizmi dhe përkushtimi i treguar gjatë angazhimit të tij. Në shenjë mirënjohjeje për kontributin në ruajtjen e sigurisë dhe forcimin e bashkëpunimit institucional, palët shkëmbyen letra falënderimi”, njofton Policia e Kosovës.

