Monday, October 26, 2026
HomeLajmeKosovëTë burgosurit e Dubravës fillojnë krasitjen e mollëve në plantacion

Të burgosurit e Dubravës fillojnë krasitjen e mollëve në plantacion

Në Qendrën Korrektuese të Dubravës ka filluar procesi i krasitjes së mollëve në plantacion, aktivitet që po realizohet nga të burgosurit nën mbikëqyrjen e stafit përgjegjës.

Në njoftimin e “Shërbimit Korrektues të Kosovës” thuhet se angazhimi i të burgosurve ka për qëllim jo vetëm mirëmbajtjen e plantacionit, por edhe aftësimin e tyre në sektorin e bujqësisë.

Tutje theksohet se ky aktivitet është pjesë e iniciativave për rehabilitimin dhe risocializimin e të burgosurve, duke u mundësuar atyre të fitojnë aftësi të reja që mund t’i shfrytëzojnë pas përfundimit të dënimit.

“Plantacioni i mollëve, me sipërfaqe prej 2.5 hektarësh, ka një hapësirë të rëndësishme pune praktike, ku të burgosurit angazhohen rregullisht në procese të ndryshme bujqësore duke fituar edhe përvoja konkrete profesionale”, përfundon njoftimi i SHKK-së. 

https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2FSherbimiKorrektuesiKosoves%2Fposts%2Fpfbid02ZvAo79VR7S84ebYJfnvk7bPutHg649Pu4AiTaTBV9rGkdRBAhorjyuGWr8oXomR4l&show_text=true&width=500

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram