Zyra për Mbrojtje dhe Ndihmë të Viktimave ka njoftuar se ka trajtuar 46 raste brenda një javë.
Sipas njoftimit, prej këtyre rasteve, 39 janë shënuar dhunë në familje, pesë të dhunimit, një të vrasje e rëndë në tentativë dhe një rast i vrasjes në tentativë.
Po ashtu, gjashtë kërkesa për urdhër mbrojtje janë parashtruar në gjykatë, si dhe 17 kërkesa për urdhër mbrojtje emergjente, kërkesë për urdhër mbrojtje emergjente të përkohshëm, dy kërkesa për ndryshim të urdhrit mbrojtës dhe një kërkesë për ndërprerje të urdhrit mbrojtës.

