Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në NATO, Matthew Whitaker, ka takuar ambasadorin e Kosovës në Bruksel, Agron Bajrami.
Whitaker, e ka cilësuar si ‘’të shkëlqyer’’ takimin me ambasadorin e Kosovës Agron Bajrami.
Whitaker, ka shkruar se me Bajramin, ata kanë diskutuar për bashkëpunimin e fortë ndërmjet KFOR’it dhe Kosovës.
‘’Takim i shkëlqyer me Ambasadorin e Kosovës Agron Bajrami dhe diskutuam bashkëpunimin e fortë ndërmjet KFOR-it dhe Kosovës’’, ka shkruar ambasadori amerikan në ‘’X’’.
Edhe ambasadori Agron Bajrami, tha se takimi ishte shumë produktiv dhe konstruktiv. “Shtetet e Bashkuara kanë luajtur dhe vazhdojnë të luajnë një rol jetik dhe të qëndrueshëm në ndërtimin e shtetit të Kosovës, zhvillimin demokratik dhe stabilitetin, duke shërbyer si një nga shtyllat themelore të udhëtimit tonë. Jemi thellësisht mirënjohës për mbështetjen e palëkundur dhe të qëndrueshme të Amerikës, e cila forcon vendosmërinë tonë ndërsa ecim me vendosmëri në rrugën strategjike drejt integrimit të plotë në strukturat euro-atlantike”, ka shkruar Bajrami në “X”.

