Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, priti në takim Ambasadorin e Sllovenisë në Kosovë, Borut Blaj.
Ambasadori Blaj e uroi Zëvendëskryeministrin Konjufca për detyrën e re dhe shprehu mbështetjen e plotë të Sllovenisë për objektivat ndërkombëtare të Republikës së Kosovës.
“Takimi u zhvillua në frymë miqësore, duke rikujtuar bashkëpunimin e mirë ndër vite dhe duke theksuar angazhimin për thellimin e mëtejshëm të marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve. Republika e Kosovës mbetet mirënjohëse për partneritetin dhe mbështetjen e vazhdueshme të Sllovenisë”, njofton MPJD.

