Tuesday, May 26, 2026
HomeKulturëMuzeu i Mitrovicës anëtarësohet në rrjetin evropian të muzeve, NEMO

Muzeu i Mitrovicës anëtarësohet në rrjetin evropian të muzeve, NEMO

Muzeu i Qytetit të Mitrovicës ka arritur të bëhet anëtare e Network of European Museum Organisations, rrjetit evropian që përfaqëson organizatat kombëtare të muzeve në mbarë Evropën.

“Muzeu i Qytetit të Mitrovicës është një institucion publik kulturor komunal nën Drejtorinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, i përkushtuar për ruajtjen, hulumtimin dhe prezantimin e trashëgimisë historike dhe kulturore të qytetit përmes ekspozitave, programeve edukative dhe angazhimit me komunitetin”, kanë shkruar NEMO në prezantimin e tyre.

Në anën tjetër drejtoresha Nora Prekazi tha se kanë vizion që muzeu të jetë institucion i hapur, gjithëpërfshirës dhe i orientuar nga komuniteti, i vendosur në një qytet që ka përballur sfida të rëndësishme politike dhe etnike.

“Përmes bashkëpunimit evropian synojmë të shkëmbejmë njohuri, të zhvillojmë më tej praktikat tona edukative dhe pjesëmarrëse dhe ta bëjmë muzeun tonë më gjithëpërfshirës dhe më të qasshëm për të gjithë”, ka theksuar ajo.

Network of European Museum Organisations (NEMO) shërben si platformë bashkëpunimi, shkëmbimi përvojash dhe përfaqësimi i interesave të sektorit muzeal në nivel evropian. Ai funksionon nga viti 1992 dha ka selinë në Gjermani.

https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2FNEMOoffice%2Fposts%2Fpfbid0sgEvdAgxmMXYFXtTKXLDFXmxyomH7UYKtrNdWwcka49qUAxjuqhJnp87s663gQzNl&show_text=true&width=500

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram