Friday, August 21, 2026
HomeLajmeKosovëNderohet vepra e Qerim Kelmendit, kërkohet drejtësi për vrasjen e tij

Nderohet vepra e Qerim Kelmendit, kërkohet drejtësi për vrasjen e tij

Në 6-vjetorin e vrasjes së një prej figurave emblematike të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, veprimtarit dhe atdhetarit të shquar Qerim Kelmendi, në Kompleksin e Dëshmorëve të Kombit në Gllogjan është përkujtuar dhe nderuar vepra e tij.

Me këtë rast, bashkëluftëtarë dhe bashkëveprimtarë të shumtë kanë vlerësuar lart kontributin dhe veprën jetësore të Kelmendit në shërbim të kombit dhe atdheut.

Bashkëluftëtari Ali Ahmeti ka thënë se Qerim Kelmendi ishte ndër shtyllat kryesore të ilegalës dhe luftës çlirimtare, ndaj emri i tij do të mbetet gjithmonë i përkujtuar në historinë kombëtare.

Po ashtu, bashkëluftëtarët dhe familjarët e tij kanë bërë edhe njëherë thirrje për drejtësi drejtuar institucioneve më të larta të vendit.

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm
RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram