Saturday, June 13, 2026
HomeLajmeKosovëOSBE kërkon avancimin e draft-Ligjit për RTK-në në agjendën 2026–2028

OSBE kërkon avancimin e draft-Ligjit për RTK-në në agjendën 2026–2028

Shefi i Misionit të OSBE-së në Kosovë, ambasadori Gerard McGurk, ka theksuar rëndësinë e avancimit të draft-Ligjit për RTK-në në kuadër të agjendës legjislative 2026–2028, gjatë një takimi me kryeministrin Albin Kurti.

Në njoftimin e OSBE-së thuhet se diskutimet ishin të orientuara drejt së ardhmes dhe pozitive, me fokus në rëndësinë e emërimeve të nivelit të lartë, përfshirë Drejtorin e Zyrës për Çështje të Komuniteteve dhe Komisionerin për Gjuhët.

“Shefi i Misionit theksoi rëndësinë e avancimit të draft-Ligjit për RTK-në në kuadër të agjendës legjislative 2026–2028, funksionalizimin e Zyrës për Kontrollin dhe Harmonizimin e Gjuhëve, si dhe shqyrtimin e miratimit të ndryshimeve në Ligjin për Lirinë Fetare”, potencohet në njoftim.

Misioni i OSBE-së rithekson se mbetet i përkushtuar për të punuar ngushtë me Qeverinë e re në avancimin e qeverisjes gjithëpërfshirëse, të drejtave të komuniteteve dhe të njeriut, si dhe sigurisë dhe rendit publik.

https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Foscekosovo%2Fposts%2Fpfbid023FnxPNfbDn4ry45vZLCarDBFbeStAi2kHK3w2BHivAzXgpDL4X3bsSnMCHVTEGcpl&show_text=true&width=500

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram