Sunday, June 14, 2026
HomeLajmeKosovëPrattipati takon Kusari-Lilën, diskutojnë për partneritet ekonomik

Prattipati takon Kusari-Lilën, diskutojnë për partneritet ekonomik

Në një takim në zyrën e saj, ministrja e Tregtisë, Mimoza Kusari, mirëpriti të ngarkuarën me punë në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Anu Prattipati.

Në njoftimin e saj në Facebook, Kusari njoftoi se u diskutua mbi mbështetjen amerikane për zhvillimin ekonomik, forcimin e sektorit privat dhe përmirësimin e klimës së biznesit në vend.

“Një pjesë e veçantë e bisedimeve u përqendrua te tërheqja e investimeve nga kompanitë amerikane dhe organizimi i ‘American Business Day’ si platformë për thellimin e bashkëpunimit ekonomik ndërmjet dy vendeve”, thuhet në këtë njoftim.

Ajo tha se në këtë diskutim u përfshi edhe projektligji për Industrinë e Mbrojtjes, duke përfshirë strukturën dhe mekanizmat e paraparë në këtë legjislacion, i cili po zhvillohet në bashkëpunim me Ministrinë e Mbrojtjes, nën udhëheqjen e ministrit Ejup Maqedonci.

Në postimin e saj, ministrja Kusari ka theksuar se bashkëpunimi me Shtetet e Bashkuara të Amerikës përfaqëson një vizion të përbashkët për zhvillim, investime dhe mundësi të reja për ndërmarrësit kosovarë, duke shprehur mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të SHBA-së ndaj Kosovës.

“Ky partneritet i fortë mbetet garanci për një të ardhme të sigurt dhe stabilitet afatgjatë në rajon”, ka thënë Kusari, duke theksuar se Kosova vazhdon të ecë përpara me partnerë të fuqishëm krah saj. 

https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fmimozakusari%2Fposts%2Fpfbid04bsxZWCcSGqnhbjUodwhgAEduvQA41HDbfNX3x3mNuEbDy78SLPsJoPLtXoLd4xtl&show_text=true&width=500

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram