Këshilli i Sigurimit i OKB-së ka planifikuar një takim emergjent për sulmet e SHBA-së dhe Izraelit ndaj Iranit.
Misioni i Izraelit në OKB njofton se takimi do të mbahet sonte, me kërkesë të Bahreinit dhe Francës.
Ambasadori i Izraelit në OKB, Danny Danon, thotë se Izraeli “është i fortë, i bashkuar dhe i vendosur të mbrojë qytetarët e tij nga çdo kërcënim ekzistencial”.
“Izraeli kurrë nuk do të lejojë një shtet bërthamor iranian”, shtoi ai.
Ndërkohë, Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, António Guterres, dënoi sulmet ndaj Iranit dhe hakmarrjen e Republikës Islame.
“Përdorimi i forcës nga Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli kundër Iranit, dhe hakmarrja e mëpasshme e Iranit në rajon, minojnë paqen dhe sigurinë ndërkombëtare”, tha Guterres në një deklaratë.
Ai gjithashtu bëri thirrje për një armëpushim të menjëhershëm dhe që të gjitha palët të kthehen në tryezën e negociatave.

