Friday, June 19, 2026
HomeLajmeKosovëOVL-UÇK përkujton 28-vjetorin e masakrave në Likoshan dhe Çirez

OVL-UÇK përkujton 28-vjetorin e masakrave në Likoshan dhe Çirez

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, së bashku me familjarë të dëshmorëve, ish-bashkëluftëtarë dhe qytetarë, kanë zhvilluar sot homazhe për të shënuar 28-vjetorin e masakrave në Likoshan dhe Çirez.

OVL-UÇK ka theksuar se sakrifica e të rënëve ishte gurthemeli i rrugës drejt çlirimit të Kosovës dhe thirrje për mobilizim të përgjithshëm kombëtar.

“Aty ku krisma e armikut synonte të mbillte frikë, u mboll vendosmëria për liri. Burra e djem të pafajshëm, shumë prej tyre të paarmatosur, u goditën mizorisht, duke u shndërruar në simbol të sakrificës dhe të qëndresës shqiptare. Gjaku i tyre nuk u derdh kot, ai u bë themel i rrugës sonë drejt çlirimit dhe kushtrim për mobilizimin mbarëkombëtar”, thekson OVL-UÇK-së.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram