Thursday, September 24, 2026
HomeLajmeBotëShtëpia e Bardhë: Trump monitoroi sulmet dhe bisedoi me Netanyahu-n

Shtëpia e Bardhë: Trump monitoroi sulmet dhe bisedoi me Netanyahu-n

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump ka monitoruar gjatë natës operacionet ushtarake kundër Iranit nga rezidenca Mar-a-Lago, ndërsa ka mbajtur kontakte me ekipin e sigurisë kombëtare.

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, bëri të ditur se Trump ka zhvilluar edhe një bisedë telefonike me kryeministrin e Izraelit, Benjamin Netanyahu, gjatë kohës që po kryheshin sulmet.

Sipas saj, para fillimit të operacioneve, sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka njoftuar udhëheqjen e Kongresit. Ai ka kontaktuar shtatë nga tetë anëtarët e grupit të njohur si “gang of eight” për t’i informuar mbi situatën.

Shtëpia e Bardhë theksoi se Trump dhe ekipi i tij i sigurisë kombëtare do të vazhdojnë të monitorojnë nga afër zhvillimet lidhur me situatën në Iran./ Burimi: CNN

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram