Thursday, June 18, 2026
HomepafilterHoxhaj: Ndryshimi i regjimit në Iran hap rrugën për njohjen e Kosovës

Hoxhaj: Ndryshimi i regjimit në Iran hap rrugën për njohjen e Kosovës

Ish‑shefi i diplomacisë kosovare dhe aktualisht deputet i Kuvendit të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka komentuar zhvillimet e fundit në Iran, duke cilësuar sulmet e aleatëve amerikanë ndaj regjimit iranian dhe vdekjen e Ali Khameneit si ngjarje me rëndësi globale dhe me pasoja direkte për Kosovën.

Në një video të publikuar në rrjete sociale, Hoxhaj e përshkroi regjimin iranian armiqësor ndaj Kosovës, duke theksuar rolin e tij në pengimin e njohjeve ndërkombëtare të shtetit kosovar.

“Sulmet e partnerëve amerikanë ndaj regjimit të Iranit dhe vrasja e Khamenei janë një lajm i madh dhe i rëndësishëm për botën. Ky është një regjim kriminal i cili çdo ditë vret dhe masakron popullin e tij. Së pari, ka qëndruar mbrapa shumë sulmeve terroriste në Amerikë, në Evropë dhe kudo në botë. Së dyti, duke qenë një aleat i Rusisë por edhe i Serbisë ka kundërshtuar historikisht Kosovën e lirë dhe të pavarur. Jo vetëm që ky regjim nuk e njohu pavarësinë e Kosovës por bllokoi edhe shumë vende qe ta marrin një vendim pozitiv dhe ta njohin Kosovën”, ka thënë Hoxhaj.

Sipas tij, një ndryshim regjimi në Iran do të sillte jo vetëm demokratizim të brendshëm, por edhe riorientim të politikës së jashtme iraniane drejt vendeve perëndimore dhe njohjes së shteteve që aktualisht nuk i njeh, përfshirë Kosovën.

“Ndër efektet e para të një Irani demokratik do të ishte një politikë e jashtme demokratike dhe njohja e Kosovës, ngjashëm sikurse ka ndodhur pas largimit të Assadit në Siri”, ka thënë Hoxhaj.

https://www.facebook.com/plugins/video.php?height=476&href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Freel%2F987247267122023%2F&show_text=false&width=267&t=0

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram