Saturday, June 13, 2026
HomeLajmeKosovëKonjufca dënon sulmet iraniane ndaj bazave amerikane dhe zonave civile

Konjufca dënon sulmet iraniane ndaj bazave amerikane dhe zonave civile

Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Glauk Konjufca, ka kritikuar ashpër sulmet e regjimit iranian ndaj bazave ushtarake amerikane dhe vendeve partnere në Lindjen e Mesme.

Përmes një postimi në X, ai ka dënuar sulmet e fundit që kanë prekur zona civile, përfshirë Jerusalem, ku kanë humbur jetën të paktën nëntë persona, si dhe objektet komerciale dhe rezidenciale në Emiratet e Bashkuara Arabe. Sipas Konjufcës, këto veprime përbëjnë një kërcënim serioz për jetët e pafajshme dhe stabilitetin rajonal.

“Kosova qëndron fuqishëm pranë aleatëve tanë amerikanë dhe partnerëve tanë në rajon kundër veprimeve që rrezikojnë paqen, sigurinë dhe stabilitetin ndërkombëtar”, ka shtuar ai.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram