Tuesday, May 26, 2026
HomeKulturëSanremo 2026 – Sal Da Vinci fiton festivalin me Per sempre sì

Sanremo 2026 – Sal Da Vinci fiton festivalin me Per sempre sì

Sal Da Vinci është shpallur fitues në Festivalin e Sanremos 2026 me këngën “Per sempre sì”, në një mbrëmje finale që u shoqërua edhe me mesazhe për paqen, kundër dhunës dhe për solidaritet social.

Në finalen e festivalit, ai la pas Sayf me këngën “Tu mi piaci tanto”, ndërsa vendin e tretë e zuri Ditonellapiaga me “Che fastidio!”, e cila fitoi edhe çmimin Giancarlo Bigazzi për kompozimin më të mirë muzikor.

Në vendin e katërt u rendit Arisa me “Magica favola”, ndërsa në vendin e pestë u pozicionuan Fedez dhe Francesco Masini me “Male necessario”, të cilët morën edhe çmimin Bardotti për tekstin më të mirë.

Fulminacci fitoi çmimin e kritikës Mia Martini me këngën “Stupida sfortuna”.

Finalja e festivalit u ndoq mesatarisht nga rreth 11 milionë shikues në Rai 1, me një share prej 68.8%.

Gjatë mbrëmjes u përcollën mesazhe për paqe dhe u mbështet apeli i UNICEF për fëmijët në zonat e konfliktit.

Në një moment simbolik u shfaqën në ekran emrat e 301 grave të vrara në tre vitet e fundit, përfshirë edhe Giulia Cecchettin, vajzën e Gino Cecchettin, i cili përcolli një mesazh kundër dhunës.

Gjatë festivalit u zyrtarizua edhe drejtimi i ardhshëm: Stefano De Martino do të jetë drejtues dhe drejtor artistik i Festivalin e Sanremos 2027.

Në mbrëmje ishte i ftuar edhe tenori Andrea Bocelli, i cili interpretoi “Il mare calmo della sera” dhe “Con te partirò”, duke marrë duartrokitje të gjata nga publiku. / Burimi: Ansa.it 

https://www.youtube.com/embed/4Q4Ga2Pb5MY?si=tZguZBJgZYgz4c_c

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram