Friday, September 18, 2026
HomeLajmeKosovëVrasje në tentativë në Gjilan, 7 persona përfshihen në përleshje me thika

Vrasje në tentativë në Gjilan, 7 persona përfshihen në përleshje me thika

Policia e Kosovës, në raportin 24-orësh, ka njoftuar për një rast “Vrasje në tentativë” në rrugën “Lulishtja” në Gjilan.

Sipas njoftimit, më 28.02.2026 rreth orës 22:40, shtatë të dyshuar meshkuj kosovarë janë përleshur fizikisht në mes vete, me ç’rast kanë përdorur edhe mjete të mprehta – thika.

Si pasojë, të njëjtit kanë pësuar lëndime trupore dhe pas tretmanit mjekësor, pesë prej tyre janë liruar, ndërsa dy të tjerët, për shkak të lëndimeve të rënda, nga spitali i Gjilanit janë transportuar në QKUK në Prishtinë.

Me vendim të prokurorit, pesë të dyshuarit janë arrestuar dhe pas intervistimit janë dërguar në mbajtje.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram