Prokuroria Themelore në Pejë ka ngritur aktakuzë ndaj një personi për veprën penale të pastrimit të parave, pas dyshimeve për transaksione financiare të maskuara si shitje prone.
Sipas aktakuzës, i pandehuri A.V., më 26 shtator 2019 në Pejë, ka deponuar 50 mijë euro në bankë duke i paraqitur si të ardhura nga shitja e një shtëpie dhe më pas ka marrë kredi bankare në vlerë prej 20 mijë eurosh. Të gjitha mjetet financiare, në total 70 mijë euro, janë transferuar në dy llogari bankare të personave A.Ll., me të cilët janë lidhur kontrata përkatëse.

