Thursday, September 24, 2026
HomeLajmeKosovëHaradinaj: Besëlidhja e Lezhës dëshmi se bashkimi është forca e shqiptarëve

Haradinaj: Besëlidhja e Lezhës dëshmi se bashkimi është forca e shqiptarëve

Kryetari Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka përkujtuar Besëlidhjen e Lezhës, duke e cilësuar atë si një nga ngjarjet më të rëndësishme të historisë kombëtare shqiptare.

Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj ka theksuar se Besëlidhja e Lezhës mbetet simbol i unitetit dhe bashkimit kombëtar, duke nënvizuar rëndësinë e saj edhe në rrethanat aktuale.

“Besëlidhja e Lezhës mbetet një nga ngjarjet më të rëndësishme të historisë sonë kombëtare. Nëse ka një mesazh që na vjen nga ajo ditë e para 582 viteve, është se bashkimi dhe uniteti mes shqiptarëve kanë qenë dhe mbeten e vetmja rrugë për ta çuar përpara vendin tonë dhe popullin e tij të mrekullueshëm”, ka shkruar Haradinaj.

Ai ka vlerësuar lart figurën e Gjergj Kastrioti Skënderbeu, duke e cilësuar si shembëlltyrë të shqiptarit që e pa popullin si një të vetëm.

“Gjergj Kastrioti Skënderbeu është shembëlltyra e shqiptarit që e pa popullin si një të vetëm, vizioni i tij ishte i jashtëzakonshëm për kohën dhe mbetet model frymëzimi edhe sot”, ka thënë ai.

Në fund të mesazhit të tij, Haradinaj ka uruar: “Rrofshin shqiptarët kudo që janë!”.

https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2FRamushHaradinajOfficial%2Fposts%2Fpfbid0o5LGnngBBux3KjmMxDWFB2ikJBcAoxVMqpM5q5RhRALJTzcE7G3C7LRgHFQ4puoFl&show_text=true&width=500

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram