Udhëheqësi Suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, u vra dje në një sulm izraelito-amerikan ndaj Iranit, ndërsa rajoni zhytet në kaos dhe Teherani hakmerret me sulme me raketa ndaj Izraelit dhe vendeve të Gjirit Persik.
Presidenti qipriot Nikos Christodoulides konfirmoi se baza ushtarake britanike në Akrotiri në jug të ishullit u godit nga një dron i prodhimit iranian. Sipas një postimi në rrjetin social X, një dron i tipit Shahed u rrëzua në objektet ushtarake pak pas mesnatës, duke shkaktuar dëme të vogla materiale.
Christodoulides tha se ishte në “kontakt të vazhdueshëm” me udhëheqësit evropianë dhe të tjerë botërorë dhe theksoi se Qiproja “nuk ka ndërmend të jetë pjesë e ndonjë operacioni ushtarak”.

