Saturday, August 1, 2026
HomeLajmeKosovëHaxhiu priti Rudolph, flasin për marrëdhëniet Kosovë - Gjermani

Haxhiu priti Rudolph, flasin për marrëdhëniet Kosovë – Gjermani

Kryetarja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, zhvilloi sot takim me Ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph.

Kuvendi njofton se në takim u diskutua për marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë, mbështetjen e vazhdueshme gjermane për forcimin e institucioneve demokratike dhe sundimin e ligjit, si dhe për mundësitë e zgjerimit të bashkëpunimit ndërparlamentar.

Tutje në njoftim thuhet se Haxhiu ka shprehur mirënjohje për mbështetjen e ofruar nga Republika Federale e Gjermanisë ndaj Republikës së Kosovës, në veçanti në proceset e integrimit evropian dhe në konsolidimin institucional të vendit.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram