Kosova e ka mbyllur pjesën e parë me epërsi 2-0 ndaj Gjibraltarit, në ndeshjen e parë kualifikuese për Kupën e Botës 2027 në konkurrencën e vajzave.
Takimi po zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, ku vajzat kosovare e kanë nisur ndeshjen më mirë, duke e shënuar golin e parë që në minutën e katërt përmes Biqkaj, pas asistimit të Memetit. Në minutën e njëzet e gjashtë, Sahiti e ka dyfishuar avantazhin, sërish pas një pasimi vendimtar nga Memeti.
Në të njëjtin grup bëjnë pjesë edhe Kroacia dhe Bullgaria.

