Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se duhet t’i vazhdojmë përpjekjet për ta zgjedhur presidentin. Ai tha se mbetet me shpresën që, brenda ditës, do të ketë edhe një kandidat të dytë për president, në mënyrë që të mbahet seanca e votimit për presidentin.
“Sapo mbaruam mbledhjen e qeverisë që i dedikohet epopesë së UÇK-së. Tash kemi edhe një seancë solemne për epopenë e UÇK-së. Pastaj e kemi parakalimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe pasdite duhet t’i vazhdojmë përpjekjet që ta zgjedhim presidentin. Urojmë, besojmë, shpresojmë edhe në një kandidaturë të dytë në mënyrë që ta përmbushim kërkesën kushtetuese për garë”, tha Kurti.

