Monday, August 24, 2026
HomeLajmeKosovëMehmeti-Selimi: Familja Jashari është shembull për gjithë njerëzimin

Mehmeti-Selimi: Familja Jashari është shembull për gjithë njerëzimin

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Shqipe Memeti – Selimi në seancën solemne të 28-vjetorit të Epopesë së UÇK-së tha se çdo vit në përvjetorin e kujtimit të lavdisë kombëtare përkujtohet Epopeja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe nderohen të gjithë dëshmorët e atdheut.

Ajo tha se ky përvjetor tash e disa vite përkujtohet në Kuvendi i Kosovës, gjë që sipas saj i jep kuptim ekzistencës së institucioneve të vendit.

Sipas Selimit, në historinë e lavdishme të Kosovës, Epopeja e UÇK-së është pikë takimi ku qytetarët bashkohen dhe reflektojnë unitetin dhe vetëdijen kombëtare.

“Ky përvjetor i mbledh të gjithë njerëzit e mirë dhe patriotët pa dallime”, u shpreh ajo.

Selimi theksoi se shembulli i sakrificës dhe heroizmit të komandantit legjendar Adem Jashari, i familjes Jashari dhe i luftëtarëve të UÇK-së i bën qytetarët të vetëdijshëm për vlerën e atdheut dhe për detyrimin për ta mbrojtur atë sa herë që ka nevojë.

Ajo shtoi se me luftën nëpër breza, e sidomos me luftën e fundit, Prekaz dhe familja Jashari i dhanë botës një leksion për vlerën e lirisë dhe madhështinë e sakrificës për të.

Sipas saj, familja Jashari është shembull për kombin dhe për gjithë njerëzimin.

Mehmeti – Selimi tha se çdo 5 mars vjen si reflektim i kujtesës dhe vetëdijes kombëtare, duke mbajtur gjallë ndjenjën kombëtare dhe njerëzore, si dhe kujtimin për dëshmorët.

Ajo theksoi se 5, 6 dhe 7 marsi nuk i përkasin vetëm të kaluarës, pasi Epopeja e UÇK-së është edhe e sotmja që rrëfen të ardhmen e dinjitetshme.

Sipas saj, lufta çlirimtare duhet jo vetëm të përkujtohet dhe të nderohet, por edhe të mbrohet si vlerë, sidomos kur sulmohet pastërtia e saj, kur vihet në dyshim drejtësia e luftës dhe kur tentohen të cenohen rrënjët e saj.

Mehmeti – Selimi shtoi se lufta e drejtë duhet të mbrohet edhe kur tentohet të rishkruhet historia e lavdishme.

“Sa herë vjen kjo datë, zemrat tona rrahin me Jasharët. Sa herë vjen kjo datë, dhimbja jonë janë Jasharët. Sa herë vjen kjo datë, krenaria jonë janë Jasharët. Kushdo që tenton të rishkruajë historinë e UÇK-së dhe të Adem Jasharit, qoftë edhe duke e trajtuar nëpër salla gjyqi, përgjigjja jonë është se ne të gjithë jemi UÇK, ne të gjithë jemi Jashar”, deklaroi Mehmeti – Selimi.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram