Wednesday, July 8, 2026
HomeLajmeKosovëHaxhiu: Mësuesit po formojnë brezat që do ta zhvillojnë Republikën

Haxhiu: Mësuesit po formojnë brezat që do ta zhvillojnë Republikën

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka uruar mësimdhënësit me rastin e 7 marsit Ditës së Mësuesit, duke shprehur mirënjohje për kontributin e tyre në edukimin dhe formimin e brezave të rinj.

Në një postim në Facebook, ajo ka theksuar rolin e rëndësishëm që kanë mësuesit në shoqëri, duke vlerësuar përkushtimin e tyre të përditshëm në transmetimin e dijes dhe formimin e qytetarëve të ardhshëm.

Tutje ajo ka thënë se në duart e mësimdhënësve fillon rruga e çdo fëmije drejt dijes, qytetarisë dhe ndërtimit të së ardhmes së vendit.

“Me përkushtimin e tyre të përditshëm, mësuesit formojnë brezat që do ta zhvillojnë Republikën tonë”,ka shkruar Haxhiu.

https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Falbulenaa.haxhiuu%2Fposts%2Fpfbid02qbMCBBLPs6HY4WS9fivRj6uWyGHgnrpNzUwKDTz3qYVHeJWDi89muSsvJFSrg2kal&show_text=true&width=500

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram