Një tërmet me magnitudë 5.3 ballë goditi një pjesë të Greqisë veriperëndimore dhe rajonin përreth ishullit të njohur turistik të Korfuzit këtë mëngjes.
Sipas Institutit Gjeodinamik të Universitetit të Athinës, dridhja e moderuar ndodhi rreth orës 5:32 të mëngjesit sipas kohës lokale.
U ndje edhe në Shqipëri.
Mediat greke raportuan se tërmeti u ndje edhe në jug të Shqipërisë. Epiqendra e tërmetit ishte në tokë pranë qendrës rajonale të Janinës në një thellësi prej rreth 10 kilometrash. Pasuan shumë lëkundje më të vogla pasuese.
Shumë banorë u zgjuan dhe ikën me vrap nga shtëpitë e tyre. Mediat lokale raportuan se pati ndërprerje të përkohshme të energjisë elektrike në disa rajone. Pati edhe rrëshqitje të vogla toke.
Deri më tani nuk ka raportime për të lënduar ose dëme të konsiderueshme në ndërtesa, tha eksperti i tërmeteve Efthymios Lekkas për stacionin televiziv grek ERTNews.

