Saturday, August 22, 2026
HomeLajmeKosovëMaqedonci reagon ndaj Vuçiqit: Kosova shtet sovran - realitet i pakthyeshëm

Maqedonci reagon ndaj Vuçiqit: Kosova shtet sovran – realitet i pakthyeshëm

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka reaguar ndaj deklaratave të presidentit serb Aleksandër Vuçiq gjatë prezantimit të strategjisë “Serbia 2030”, duke thënë se pretendimet se Kosova është pjesë e Serbisë janë vazhdim i një narrative që mohon realitetin dhe mban nën tension rajonin.

Sipas ministrit Maqedonci, Kosova është shtet i pavarur dhe sovran me institucione legjitime dhe ky realitet, siç theksoi ai, është i pakthyeshëm dhe nuk mund të ndryshohet përmes deklaratave politike.

Maqedonci ka shprehur gjithashtu shqetësim për planet e Serbisë për rritjen e shpenzimeve ushtarake, investimet në armatim dhe zhvillimin e industrisë së dronëve, duke thënë se këto zhvillime, të shoqëruara me pretendime territoriale ndaj Kosovës dhe me retorikë si projekti “Bota Serbe”, rrezikojnë stabilitetin rajonal.

Ai ka përmendur edhe sulmin e armatosur në Banjska si shembull të veprimeve destabilizuese, duke theksuar se siguria dhe sovraniteti i Kosovës janë të panegociueshme.

https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fejup.maqedonci1%2Fposts%2Fpfbid02LnYXX2vaR2riDACCDR6Nut1ZEb1Cbb2Dz5UBMBvwaPGGLzypwwq6iPuXzipFSmZUl&show_text=true&width=500

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram