Vendi ynë ditën e sotme do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme.
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njoftoi se moti parashikohet me kthjellime dhe alternime vranësirash mesatare deri të dendura, të cilat do të pasohen me reshje shiu me intensitet të ulët të karakterit lokal në pjesën më të madhe të territorit. Hera-herës në jug priten shtrëngata afatshkurtra, përqendruar në relievet malore të territorit, kryesisht në orët e mesditës e pasdites.
Era do të fryjë me drejtim kryesor juglindje-jug me shpejtësi mesatare 7 m/s, ndërsa valëzimin në detet Adriatik dhe Jon i forcës 1-2 ballë.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat | Siglat |
| Shkodër | 6/17 | Re diell |
| Kukës | 4/16 | Re diell |
| Lezhë | 6/17 | Re diell |
| Dibër | 4/15 | Re diell |
| Durrës | 9/16 | Re shi diell |
| Tiranë | 10/17 | Re shi diell |
| Elbasan | 10/16 | Re shi diell |
| Berat | 9/15 | Re shi diell |
| Vlorë | 11/15 | Re shi diell |
| Korçë | 3/12 | Re shi diell |
| Gjirokastër | 6/16 | Re shi diell |
| Sarandë | 11/16 | Re shi diell |

