Saturday, October 10, 2026
HomeLajmeKosovëDelegacioni i SPAK-ut në Kosovë, diskutohet për efikasitetin kundër krimit

Delegacioni i SPAK-ut në Kosovë, diskutohet për efikasitetin kundër krimit

Ushtruesi i detyrës së kryeprokurorit të shtetit, Agron Qalaj, ka hapur dyert këtë të hënë për të pritur në takim delegacionin e Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), nga Shqipëria të cilët po qëndrojnë për vizitë zyrtare në Kosovë.

“U.D. Kryeprokurori Qalaj njoftoi delegacionin nga Tirana për funksionimin e sistemit prokurorial, e në veçanti për funksionimin e Prokurorit të Shtetit, për strukturën organizative, për kompetencat e prokurorive, si dhe për  sfidat me të cilat ballafaqohet sistemi prokurorial në realizimin e misionit për sundim të ligjit”.

Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit thotë se gjatë këtij takimi u riafirmua angazhimi i përbashkët institucional në funksion të forcimit të sundimit të ligjit në të dyja shtetet, si dhe u diskutua për ngritjen e nivelit të bashkëpunimit, koordinimin dhe efikasitetin në luftën kundër krimit në të dyja shtetet.

“Palët u dakorduan se forcimi i bashkëpunimit dhe koordinimit ndërmjet dy prokurorive në fushën e drejtësisë penale është thelbësor për përballimin e sfidave të përbashkëta dhe trajtimin e çështjeve me interes të ndërsjellë”, thuhet në njoftim.

Pjesë e delegacionit të SPAK-ut përvec Brahos, ishin edhe ish- drejtuesi i kësaj prokurorie  Altin Dumani dhe Fatjona Memçaj, prokurore në EUROJUST.

Ndërkohë Qalaj ka qenë i shoqëruar nga prokurorët në Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit, Aleksandër Lumezi, dhe Laura Pula, si dhe nga kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram